Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me masa ajrore të nxehta me origjinë jugore si dhe falë ndikimit të Anticiklonit Afrikan. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin, më pas vranësira mesatare deri të dendura nga orët e mesditës e pasdite.
Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente nga orët e mesditës pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore në relievet malore të saj, ku priten reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Ndërsa në jug e kryesisht në juglindje reshje shiu me intensitet të ulët e hera-herës mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në momentin e zhvillimit të vranësirave era bëhet relativisht intensive fiton shpejtësi 10-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.