“Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as ti hash djersën e tjetrit”. Këto janë fjalët që Erjon Goxhara i ka thënë Florenc Kostës, kur e plagosi, për të cilin kishte dyshime se kishte lidhje intime me bashkëshorten e tij kur e ka filmuar.
Goxhara videon e filmuar më pas ia ka nis disa personave të familjes, përfshirë edhe gruan e tij.
Sipas informacioneve të Report Tv, referuar këtyre fjalëve, grupi hetimor ka dyshime që Goxhara të ketë abuzuar dhe të jetë përfshirë në afera korruptive përmes shfrytëzimit të detyrës si efektiv policie.
Edhe bashkëshortja e tij gjatë marrjes në pyetje ka pohuar se bashkëshorti e akuzonte për tradhti dhe për shpërdorim të shumave të mëdha parash të cilat nuk i kishin depozituar në bankë, por i mbanin në banesë.