Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe alternime vranësirash në relievet kodrinore –malore nga ku do të pasohen me reshje shiu të dobta në formë pikash gjatë orëve të nxehta të mesditës.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-4m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi 5-9m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 22 deri 40°C
Në zonat e ulëta 23 deri 41°C
Në zonat bregdetare 24 deri 40°C