Deputeti socialist Erion Braçe ka ndarë në Facebook një parcelë me bostan në zonën e Divjakës dhe thotë se cilësia e shalqinit atje është superiore.
Ai u bën thirrje shqiptarëve që të blejnë pa frikë produktin vendas, sepse është i sigurt.
Braçe thotë se edhe aparatet testuese që po reklamohen në internet për matjen e niveleve të nitratit në fruta e perime janë prodhime kineze që synojnë të sabotojnë prodhimin vendas.
“Sulzotaj, Divjake. Ne sarajet e nje tjeter mbreti ne llojin e vet; thote vec: ekstra! Ne fakt ben shalqi te mire!
Ta pyesesh per nitratin qe “zbulojne” ato lodrat kineze sjelle ne kete vend nga importues frutash e perimesh ne luften kunder prodhimit vendas, e fyen; Jane bujq qe punojne drejt e ndershem!
Prodhimit te tyre as qe i afrohet ne shije ai turk apo grek qe importojne keta! Te paguajne per cdo loder kine keta importuesit e neveritshem te tregut te Klodit, kurre nuk do shesin dot shije si kjo e shalqinit te Divjakes, Cermave, Imshtes, Shkodres etj!
Blini prodhim vendi pa frike nga lodrat kineze te importuesve”, shkruan deputeti Erion Braçe.
Kujtojme se gazetari Blendi Fevziu ka qenë një ndër njerëzit që ka testuar ditët e fundit këtë aparat që mat nivelin e nitratit në fruta dhe perime.
Sipas tij, të dhënat ishin shqetësuese, ndërsa ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj tha se pajisjet ishin të pacertifikuara dhe ngjallnin panik.