Flor Mumajesi ka qenë larg skenave dhe projekteve të reja muzikore shqiptare për një kohë të gjatë. Ndërkohë që fansat e tij besnikë vazhdonin të shijonin hitet e tij të vjetra, këngëtari bëri një lëvizje të papritur kohët e fundit.
Në mënyrë surprizuese, Flori ka fshirë të gjitha këngët e tij nga kanali zyrtar në “YouTube”. Ky veprim ka nxitur spekulime për një rikthim të mundshëm, një ide që të gjithë shpresojmë të jetë e vërtetë.
Përveç kësaj, disa javë më parë, Flori bëri ndryshime në profilin e tij në Instagram, duke përfshirë një imazh të ri dhe shkrimin “Pak Flor,” që duket të jetë një pjesë e një projekti të ri.
Të gjitha këto sinjale sugjerojnë një rikthim të mundshëm të Flor Mumajesit, por mbetet për t’u parë se çfarë surpriza na rezervon ai në të ardhmen.