Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka dhënë detajet e fundit sa i përket situatës së krijuar pas mbylljes së pikëkalimit kufitar në Bërnjak.
Ai u shpreh se momentalisht situata paraqitet e qetë dhe se nuk është regjistruar ndonjë incident.
Bazuar në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pikëkalimi në Jarinje vazhdon të jetë i bllokuar për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.
Për mbylljen e Bërnjakut, njoftoi mbrëmë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla. Ai tha se grupe ekstremistësh të maskuar në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët.