Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore. Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 10m/sek.