Sot 20 vite më parë Shqipëria triumfoi me shifrat 2-1 ndaj Greqisë, skuadër e cila ishte kampione Europe. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku kujton pikërisht atë ndeshje.
“Një ndeshje që nuk harrohet, edhe pse kanë kaluar 20 vite. Ajo fitore ndaj Greqisë më 4 shtator të vitit 2004 ende emocionon çdo shqiptar.
Po luanim ndaj kampionëve të Europës, në një atmosferë fantastike kudo në Tiranë dhe që u përjetua kudo ku kishte shqiptar” – shkruan Duka.