Mediat ndërkombëtare raportojnë se dronët kamikazë ukrainas kanë goditur një raketë nukleare ruse ‘Satan-2’, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm.
Një depo sekrete armatimesh në rajonin Tver të Rusisë, ku mbahej një prej raketave nukleare ‘Satan-2’ u sulmua mëngjesin e të shtunës nga disa dronë ukrainas. Njoftohet se depoja ndodhej rreth 16 km larg një depoje armësh të cilësuar si të ‘pashkatërrueshme’ nga autoritetet ruse, por që u rrafshua pas një sulmi nga ajri ditën e mërkurë.
Pretendimi se raketa e shkatërruar ditën e shtunë ishte një nga raketat nukleare ‘Satan-2’ erdhi nga një kanal rus në rrjetin social Telegram.
Re në formë kërpudhe, të ngjashme me ato të shkaktuara nga shpërthimet nukleare, u panë të pushtonin qiellin, ndërsa pamjet e flakëve mbi rajonin Tver u regjistruan edhe nga satelitët e NASA-s.
Ukraina ka rritur prodhimin e dronëve gjatë dy viteve të fundit, çka është shoqëruar edhe me një numër të lartë sulmesh brenda territorit rus. Sulmi më i madh me dronë nga Ukraina ishthe ai që goditi Moskën më herët gjatë muajit shtator, duke shkaktuar të paktën një viktimë, ndërsa shkatërroi ndërtesa dhe ndërpreu fluturimet nga aeroportet e Moskës.