Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura, por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve dhe kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndinore. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim kryesor verilindje dhe juglindje dhe shpejtësi mesatare 5-12 ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës problematike dhe shpejtësi deri në 12-18m/s.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 20 °C,
në vendet e ulëta: 15 / 21 °C,
në vendet malore: 11 / 16 °C.