Liam Payne para se të ndërronte jetë premtoi iu premtoi fansave se ai do të sillte projekte të reja dhe se ai po punonte për to. Por fatkeqësisht ylli i One Direction ndërroi jetë tragjikisht 2 javë më parë. Ndërsa, familja dhe bashkëpunëtorët e tij do të publikojnë disa nga projektet që ai la në gjysmë. Bëhet fjalë për këngën “Do No Wrong”, për të cilën Payne foli disa herë para se të ndërronte jetë. Ajo do të publikohet me 1 nëntor nga Sam Pounds, i cili ndihmoi në realizimin e saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai lajmëroi për lançimin e saj.
“Unë lutem që kjo të jetë një bekim për botën siç e ka ëndërruar gjithmonë Liam. Lutem që engjëjt do t’ju ngushëllojnë të gjithëve çdo ditë ndërsa dëgjoni. Lutem që kjo këngë të jetë një bekim për Ruthin, Bear dhe gjithë familjen e tij. Lutem që kjo këngë të ju largojë mendimet negative. Unë lutem që fuqia shëruese pozitive e mbinatyrshme të përqafojë secilin prej jush. Uroj që ne të jemi të gjithë të beakuar dhe të rrethuar nga dashuria,”-shkruan Pounds.