Për ditën e sotme ashtu si këto ditët e fundit vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare. Në orët e mëngjesit parashikohet mjegull e dendur apo mjegullinë dhe kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me rrahje me intensitet deri në 10-12 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat u parashikohen:

në zonat malore 4 deri 18°C,

në zonat e ulëta 4 deri 25°C,

në zonat bregdetare 12 deri 25°C.