Lei Kraja ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në “Wake Up”, ku foli për projektet e saj në radio dhe televizion dhe qartësoi të gjithë se edhe pse emri i saj përflitet gjithmonë për pjesëmarrjen në BBVIP, ajo nuk do të jetë një nga banoret sepse nuk do ta përballonte dot jetesën me shumë njerëz.
Leit iu kërkua gjithashtu të rendiste 5 meshkujt shqiptarë më tërheqës, emrat e të cilëve janë:
Lorik Cana, Kristjan Asllani, Nik Xhelilaj, Capital T, Ledri Vula.