Tahir Batalli, një banor i Lurës dhe një prej të rinjve promotor të traditës së këtij vendi ka vendosur të jetë udhërrëfyesi i një reportazhi nga ky vend me bukuri të rralla dhe mistere historike.
Batalli na njeh me disa destinacione dhe histori personazhes të këndshëm që njohin thellësisht kulturën e kësaj krahine.
Në reportozha fillimisht do të njihemi me historinë qytezës së minierës. Më pas Batalli do të na njohi me pikën ndarëse midis Mirditës dhe Lurës. Në pikën ku udhërrëfyesi është ndalur ai rrëfen dhe historinë e plakut të moçëm të Lurës që qarkullon në një gojdhënë të hershme. Batalli tregon se një plak u thirr të zgjidhte një konflikt tokash dhe për ta zgjidhur konfliktin ai i mbushi këpucët e tij me dhe të Lurës. Edhe kur doli në Kuvend zuri një be të famshme të krahinës të cilën e bëri pikërisht nga ajo pikë.
Ai u betua se po shkelte në dhe të Lurës, e në fakt nga dheu në këpucët e tij kjo qëlloi të ishte e vërtetë.
Për më tepër ndiqni reportazhin në video.