Është ndarë nga jeta vëllai i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqit, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.
Lajmin për vdekjen e tij është bërë i ditur përmes një postimi në llogarinë Facebook nga familja Krasniqi.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në orën 17:00, në fshatin e lindjes Negroc. Nuk dihet nëse në ish-kryeparlamentarit do t’i mundësohet të marrë pjesë.