Shtetet duhet të rregullojnë përdorimin e pajisjeve dixhitale, si telefonat inteligjentë, me legjislacion më të rreptë, siç është ai për duhanin, për shkak të dyshimit se ato shkaktojnë sjellje problematike tek të rinjtë që i ngjan varësisë, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Përfaqësuesja e OBSH-së Natasha Azzopardi Muscat tha se një rregull i tillë është i nevojshëm për të kufizuar efektet negative në shëndetin mendor të të rinjve, të cilat përhapen përmes
“Ka prova në rritje se sjellja problematike në lojëra dhe media sociale është në rritje midis adoleshentëve në Evropë dhe vendet duhet të frymëzohen nga sferat e tjera të shëndetit publik ku legjislacioni ka ndihmuar në përcaktimin e zakoneve potencialisht të rrezikshme, siç është ligji për duhanin”.
Drejtoresha e politikave shëndetësore në vendet dhe sistemet e OBSH-së në Evropë, Azopardi Muscat, shtoi se për të luftuar efektet negative të pajisjeve të tilla si smartphone, mund të merren masa, për shembull, që do të përfshinin kufijtë e moshës, çmimet e kontrolluara, madje dhe zona të kufizuara siç janë përdorur gjatë vendosjes së ndalimit të pirjes së duhanit.