Në Elbasan, ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe militantëve të PD që kanë zënë rrugët.

Qytetari: Protestoni, por çfarë faji kemi ne të qëndrojmë në rrugë. Unë vij nga puna. Duart si kam larë akoma.

Protestuesit: Edhe yti hall, edhe ne hall kemi. Të lutem prit aty…

Qytetari: Unë vij nga puna

Protestuesit: Edhe unë nga puna vij.

Në rrrethrrotullimin e Bradasheshit janë përfaqësueses nga degët e qarkut Korçë, Elbasan me deputetët Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti, Tomor Alizoti.