Një tjetër debat përfshin në studio televizive drejtorin e Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela dhe opinionistin Arjan Curri. Mes të tjerave, Curri i rikujtoi Lelës incidentin me Fitim Zekthin në një tjetër studio ku Lela tentoi ti hidhte shishen e ujit në mes të debatit për integritetin e opozitës.
Pjesë nga replikat:
Alfred Lela: I bëra parapritë mos të ma përdorin prapë.
Alfred Lela: I bëra parapritë mos të ma përdorin prapë.
Arjan Curri: Mbarove të qesh pak
Alfred Lela: Ti mos qesh, ti dhe mund të qash, ose rri neutral. Mund të rrish neutral.
Arjan Curri: Me ty nuk qesh dot se ti të hedh shishen.
Arjan Curri: Kemi një regjim paralel në rrugë. Një regjim luksi, një regjim arrogant që rri në rrugë. Unë nuk jam kundër protestës. Doja të kishim protestë para kryeministrisë.
Alfred Lela: Regjim me krerë në burg më duket pak e …
Arjan Curri: Kemi dy regjime. Një regjim nga që përfaqësohet nga ti dhe të tjerë që nuk të lë më as të flasësh. Nuk e kam me ty, se ti ke jo vetëm fjalë por dhe gjeste.
Alfred Lela: Kemi ardhur për të folur për një gjë tjetër.