Rrebeshet kanë pushtuar Shqipërinë. Përgjatë gjithë ditës së sotme, deri në mbrëmje parashikohen sasi të mëdha shiu. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në mbrëmje, intensiteti i lartë i reshjeve do të sjellë përmbytje në shumë nga zonat urbane.
Konkretisht priten sasi deri 100 mm në qarqet Shkodër, Pukë dhe Lezhë, rreth 70 mm shi në zonat qendrore përfshirë Tiranën dhe po kaq të larta, 70-80mm shi do të bien edhe në zonat jugore duke shkaktuar përmbytje lokale. Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me vranësira mesatare deri të dendura.