Në procedimin e SPAK, është bashkuar edhe padia e avokatit Idajet Beqiri për shërbimet mjekësore dhe ndërhyrjet estetike të çiftit të politikës gjatë viteve 2013-2019.
SPAK: “Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106 mijë Euro. Nga këto shpenzime, 86 mijë Euro janë paguar në cash”.
SPAK dyshon se familja Meta ka kryer transaksione nga banka e Qipros. Një vit më parë, Top Channel publikoi disa dokumente që bënin fjalë për transferta parash nga dhe përmes personazheve të dyshimtë me lidhje me Moskën. Mes dokumenteve të depozituara në SPAK në kuadër të kësaj padie është edhe kjo faturë e siguruar ekskluzivisht nga Inside Story. Dokumentin po e shfaqim të censuruar për të mos cenuar hetimin.