Kompania më e madhe e teknologjisë në botë ka njoftuar se disa pajisje të vjetruara kanë nevojë për përmirësime të softuerit për të përdorur kopje rezervë të ruajtjes së iCloud.

Apple njoftoi se duke filluar nga 18 dhjetori, të gjitha pajisjet duhet të funksionojnë të paktën në iOS 9, i cili debutoi në 2015.

Megjithëse të dhënat aktuale do të mbeten në vetë pajisjet pa asnjë problem, përdoruesit në iOS 8 ose më parë nuk do të jenë më në gjendje të krijojnë kopje rezervë të reja ose të kenë akses në kopjet rezervë ekzistuese në iCloud, sipas kompanisë.

Pajisje të vjetruara konsiderohen, ato pajisje nga fillimi i viteve 2010 duke përfshirë iPhone 4S, iPad 2 dhe iPod touch të gjeneratës së pestë.

Përdoruesit duhet të shkojnë te “përditësimet e softuerit” në cilësimet e tyre, dhe me patjetër duhet të shkarkojnë të paktën versionin iOS 9.