“Gjyqësia” nga të tjerët shpesh na privon nga dëshira për të bërë atë që ndjejmë. E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan shkrimtarja e njohur Rita Petro tregon se jo pak herë është ndjerë e gjykuar për stilin dhe lirinë e saj në art.
Në veprat e saj ajo i shkruan filozofisë së jetës, teksa duke përmendur seksi si pjesë të saj, autorja shprehet se pikërisht kjo ka sjellë një “bum” gjykimesh e paragjykimesh nga shumica e njerëzve.
Rita Petro: Për lirinë time në art, ajo ishte një furtunë aq e madhe saqë vazhdon edhe sot nga njerëz të cilët duan të gjykojnë. “Ë mo ajo që e ka mendjen tek seksi,” është një gjë që letërsia ime nuk ka lidhje fare me karakterin erotik, por ka lidhje me filozofinë e jetës dhe nëse unë shkruaj vargje për seksin, ka lidhje sepse seksi është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë siç janë ndjesitë e tjera të rëndësishme për gjithçka që ne jemi duke folur. Unë bëra një roman të tërë pikërisht për “Faleminderit për bullizimin!”. Ku bullizimi fillon që nga familja, që kritikojmë gjithë kohës fëmijët tanë, vazhdon me mësuesit që vetëm kritikojnë. Në çdo hap që hedhim ne jemi të ndeshur me paragjykime, duke paragjykuar dhe na paragjykojnë.
Nga ana tjetër iu dha një vëmendje e veçantë edhe divorcit, një prej “burimeve” kryesore të paragjykimit të shoqërinë tonë. Moderatorja Rudina Magjistari shtoi se është absurde që gratë e vajzat në shoqërinë tonë gjykohen në vitin 2024 për divorcin ndaj partnerit.
Megjithatë autorja Pita Petro nuk kishte se si ta mbyllte më mirë fjalën e saj duke dhënë një mesazh frymëzues dhe optimist për të përballuar të tilla fenomene të cilat për fatin e keq janë të pashmangshme.
Rudina Magjistari: Dhe divorcin dua të përmend sepse mua më vjen keq që jemi në 2024-ën dhe ende vazhdojmë që të gjykohemi.
Rita Petro: Problemi është se si ti ke vendosur të bësh jetën tënde. Do të bësh jetën e tjetrit apo do të bësh jetën tënde. Nëse ke vendosur të bësh jetën tënde do ta kesh shumë më kollaj, prandaj dhe unë gjithmonë kam thënë që liria jonë fillon me njerëzit që kemi rreth e qark, ata janë gjykuesit tanë më të mëdhenj dhe nëse ne trembim këta njerëz dhe i kapërcejmë, ata të tjerët janë shumë larg, as i njohim dhe as na njohin. Ama ti e fiton këtë lloj beteje me gjithë njerëzit edhe pse ata nuk duan të të lenë ty që të jesh e lirë.