Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim në Mirditë, ku ka shprehur dhe shqetësimin e tij mbi mosmbështetjen e kësaj qeverie dhe lënien në harresë të zonës së Mirditës.

Më tej Gjekmarkaj është shprehur se keqqeverisja e Ramës, lufta e bandave dhe arriganca do të marrë fund pasi PD do të vazhdojë qeverisjen e ndershme për vendin.

“Nuk duhet të harrojmë sukseset e PD, Shqipëria në NATO, Shqipëria pa viza, infrastrukturën 10 mijë km vetëm rrugë, shkolla e ujesjellës, koston e lirë e cilësinë me të cilat ndërtoheshin, rrogat e pensionet që u rriten e nuk levizën më që asokohe,TAB-in, hidrocentralet, buxhetin e parë substancial, asgjësimin e 130 bandave gjakatare në vitin e parë të qeverisjes! Demokratët janë krenar për qeverisjen e tyre, qytetarët nostalgjik për rikthimin e saj”, tha ai.