Shoqëria OSSH është duke ndjekur me vëmendje të veçantë situatën e furnizimit me energji elektrike, në kushtet kur i gjithë vendi është përfshirë nga një mot i keq, kryesisht në veri.

OSHEE, njoftoi sot se, aktualisht rrjeti shpërndarës paraqitet i stabilizuar, pasi të gjitha linjat e tensionit të lartë 35kV janë në kushte optimale pune.

Gjithashtu, fiderat 20/10/6kV që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët dhe institucionet e rëndësisë së veçantë janë në funksion të plotë.

“Operatori i Sistemit Shpërndarës ka përmirësuar ndjeshëm kohën e riparimit të avarive falë mirëorganizimit të grupeve të punës dhe zbatimit të planit të masave për të përballuar me sukses dimrin”, thekson OSHEE.