Për herë të tretë radhazi, Shqipëria do të luajë ndeshjet e vlefshme për Nations League pa kapitenin e saj. Berat Gjimshiti nuk do të jetë dot gati për ndeshjet e nëntorit, pas dëmtimit të fundit që pësoi me Atalantën.

Duket e pabesueshme sesi kjo ndodh prej tri herësh radhazi pikërisht në ndeshjen e fundit të skuadrës italiane para grumbullimit te Shqipëria.

Një argument është mbingarkesa fizike që Gjimshiti ka pasur në dy sezonet e fundit në Bergamo. Ai luajti vetëm 25 minuta në ndeshjen me Udinese për shkak dëmtimi dhe nuk dihet se kur mund të kthehet në fushë.