Emri i Atilla Kardeshit u lakua shumë në media pas hyrjes së tij në Big Brother Vip Kosova, si banor i shtëpisë.
Pati reagime nga më të ndryshmet, se si një personi ndaj të cilit ka akuza se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish- bashkëshortes së tij, Drenusha Latifi, iu lejua pjesëmarrja në një format të tillë.
E lidhur me këtë, IndeksOnline ka siguruar një dokument/ certifikatë mbi dënimet penale. Në këtë certifikatë dëshmohet se ai nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë.
Vlen të përmendet se vetë Drenusha u zotua se ishte gati për t’i dhuruar një përqafim ish-burrit të saj, në rast se ky i fundit do t’i kërkonte falje për të kaluarën.
Gjithashtu është deklaruar në media se vetë Drenusha paraprakisht, para hyrjes në Big Brother Vip Kosova ka qenë në dijeni që Kardeshi të ishte njëri nga banorët e këtij formati.
Kujtojmë se Drenusha dhe Atilla të cilët janë edhe prindër të dy fëmijëve, vendosën të ndajnë rrugët pas 10 vjetësh martesë.