Juristi Romeo Kara ka komentuar arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. Në një intervistë për gazetën “SOT”, juristi Kara u shpreh se Ilir Meta mund të ketë tentuar largimin nga Shqipëria për në Hungari pasi ishte në dijeni se do të burgosej, njësoj si ish-kryeministri maqedonas, mik i ish-presidentit.
Sipas tij, Meta ka bërë vizita në Maqedoni ku dhe u takua me njerëz afër Gruevskit. Nga ana tjetër, juristi ka renditur faktet nga dosja e SPAK që kanë fundosur Metën në aferën “CEZ-DIA”. Ai tha se gruaja që i bëri gjëmën ish-presidentit është bashkëshortja e Kastriot Ismailajt.
-Avokat Kara, ish-presidenti Ilir Meta është rrëfyer nga qelia, teksa gjatë një interviste ka zbuluar se ka pasur oferta për t’u arratisur dhe se, sipas tij, banditët e rrëmbyen në mes të rrugës, duke iu referuar aksionit të efektivëve të policisë, të cilët e arrestuan pak ditë më parë. Keni një koment?