Tashmë gjithcka është gati për të nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Takimi mbahet në një pallat sporti me mbi 7000 vende në Londër.

Takimi zhvillohet në kuadër të turit të diasporës ndërsa për herë të parë në zgjedhjet 2025 i është i hapur rruga edhe votës së emigrantëve.

Kryeministri ka ndarë ditën e sotme një postim në rrjetet sociale, mbi takimin e sotëm që do të zhvillojë me shqiptarët në Londër.