Marigona, e reja nga Kosova është kthyer në një fenomen në Greqi. Media greke, “Protothema” i ka kushtuar një artikull qëndrimit të saj, mesa duket aspak të lehtë në vendin fqinjë. E reja me origjinë nga Kosova jetonte me familjen në Gjermani, kur vendosi që bashkë me partnerin të shpërnguleshin në Greqi. Partneri i saj merret me shitjen e orave ‘luksoze’, ndërsa shqiptarja i ishte dedikuar shkollës.
Por kthimi në Greqi ka pasur vështirësitë e saj. Më 29 dhjetor 2023, ajo u arrestua gjatë një kontrolli të rastësishëm policor, pasi nuk dispononte dokumentet e nevojshme për qëndrimin e saj në Greqi. Autoritetet vendosën ta ndalonin përkohësisht deri në përfundimin e procesit të dëbimit të saj. Por, për shkak të stërzgjatjes së kësaj çështjeje, ajo u urdhërua që të qëndronte dhe një muaj dhe më pas të largohej vullnetarisht nga vendi.
Por në vend që të largohej nga Greqia, Marigona zgjodhi të zhvillonte një betejë ligjore për të anuluar procedurat e saj të dëbimit. Ajo deklaroi se jeton në Greqi që nga viti 2018 dhe ka punuar herë pas here si kujdestare e fëmijëve dhe herë të tjera në shërbime katering. Madje ajo përmendi faktin se Kosova nuk ka autoritet konsullor në Greqi, gjë që e bën të vështirë legalizimin e qëndrimit të saj.
Gjatë gjyqit, 24-vjeçarja u përpoq të shpjegonte se nuk e imagjinonte jetën e saj larg Greqisë.
Marigona- shqiptarja nga Kosova, fenomeni më “hot” në Greqi
“Miqtë e mi janë këtu, puna ime, ëndrrat e mia. Nuk e di se si do të filloj nga e para,”-tha ajo. Por edhe sot e kësaj ditë ajo kërkon të drejtën që të qëndrojë në Greqi.
Marigona- shqiptarja nga Kosova, fenomeni më “hot” në Greqi
E reja u bë e njohur pasi u kap nga kamerat në stadium duke ndjekur ndeshjen e Olympiakos. Pamja e saj u bë virale në rrjet dhe të gjithë donin që të dinin se kush ishte bukuroshja që qëndronte në tribunë. Më pas, u zbulua se Marigona ka 7 vite në Greqi, ka studiuar për infermieri, nuk i mungon asnjë ndeshje e Olimpiakosit pasi lojtari i saj i preferuar është Sasha Vezenkov.