Deputeti i PS, Petro Koçi në fjalën e tij në Kuvend, komentoi vendosjen e flamurit serb në Kuvend nga deputetët e opozitës.

Ai u shpreh se PD bënë këto veprime në një kohë kur është edhe përgjegjëse për deklarata antishqiptare dhe ngritjen e një ndërmarrje kriminale.

“Vutë flamurin serb dhe flisni për Vucicin, duke harruar se PD është përgjegjëse për deklaratën antishqiptare në rastin e Rambujes.

PD është përgjegjëse për ngritjen e një ndërmarrje kriminale që quhej shqiponja që mund të quhej shqiponjë jo shqiptare por serbe.

PD është përgjegjëse dhe për takimin e ish-presidnetit Berisha me Bulatovic”, tha ai.