Do të vijojë qarkullimi i masave ajrore me origjinë Lindore duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët në të gjithë territorin Shqiptar ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominohen zonat malore.

Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në ët dy vlera ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në verilindje deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.

Kosovë

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë në të gjithë republikën e Kosovës; ku kthjellimet do të jenë prezente përgjatë paradites; Pritet që pas – mesdite dhe në vijim vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat veriore dhe gradualisht në të gjithë territorin e Kosovës; Problematikë e theksuar do të jenë ngricat në akset rrugore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -3°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 15°C vlera më e lartë në qytetin e Prizrenit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore me origjinë lindore – verilindore do të kushtëzojnë motin edhe në republikën e RMV ku kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë territorin e RMV.

Parashikohet që; pasditja dhe mbrëmja të sjellin kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore; do të vijojnë ngricat e theksuara në akset rrugore;

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritja si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga – 3°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 17°C vlera maksimale në qytetin e Shkupit.

Era do të fryjë mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.

Europa

Gadishulli Skandinav, Europa Lindore si edhe pjesa më e madhe e Europës Qendrore do të përfshihen nga masa të ftohta polare duke sjellë; stuhi të forta ere dhe reshje të dendura dëbore;

Po ashtu; rajoni i Balltikut do të jetë nën ndikimin e dy qendrave ciklonare duke kushtëzuar, vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore, ndërsa pjesa më e madhe e Europës Jugore, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të ulëta si pasojë e masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë Lindore.