Në nisje të fjalimit të kryeministrit Edi Rama u ndal tek protesta e mbajtur para nisjes së takimit. Rama u shpreh se ata janë të nxitur nga njerëz në Tiranë.
Rama u ndal edhe tek deklaratat e ish ministres së Brendshme (Suela Braverman e cila i quajti shqiprtarët pushtues në atë vend.
‘Duke qene se unë u bëra shkas që të vini sot këtu dua që tu kërkojë ndjesë për një grusht të verbërish atje tek dera që të nxitur nga të verbërit në tiranë kishin marr me vete librin e shtëpisë sonë dhe bërtisnin aty përballë. Por me keqardhje pas asnjë dyshim me vetëdijen që edhe ata janë pjeëë e familjes sonë të madhe unë kam besim se kjo dasi e vjetër është drejt fundit të saj.
Por ju e mbani mend ish-ministren që na tregoi ne me gisht për mbretërinë e bashkuar dhe tha se ca po ndodhte në kufi të këtij vendi me ardhjen e shqiptare ishte pushtues. Na bëri pushtues, sikjur ne ishim zaptues dhe jo si pjesë e njerëzve që i punon këto toka. Ajo na quajti zaptues sikur kishim ardhur për të kërkuar kurorën e mbretëreshës”, tha ai.