Edhe deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka komentuar takimin me Diasporën shqiptare në Britaninë e Madhe dhe takimin e mbajtur sot (24 Nëntor) në Londër.
Teksa e cilëson edhe si “Londra shqiptare”, ish-kryeministri thotë se “ka gjithmonë shpresë, sa kohë kë njerëz të mirë”.
“Dy ditë në Londrën “shqiptare” e cila na mirëpriti… Ka gjithmonë shpresë sa kohë ka njerëz të mirë të cilët atdheun kanë të parin! JU FALEMINDERIT!”, shkruan Majko në postimin e tij, në rrjeti social Facebook.
Gjithashtu e shoqëron edhe me një kolazh fotosh nga salla e mbushur me emigrantë kuqezi dhe flamuj.