Ish-konkurrenti i Për’puthen Andi Shehi dhe partnerja e tij Enki ishin të ftuarit e radhës në S’e Luan Topi.

Ata rrëfyen historinë e tyre të dashurisë dhe si u njohën.

Enki: Unë me Andin jam hasur dhe njohur para se Andi të futej në program. Sa na kanë pyetur gjithandej në rrjete sociale. Ne jemi njohur para 4 vitesh e pak, në kohën e Covid-it para 5 vitesh. Unë punoja për njërën nga kompanitë e telekomunikacionit dhe unë marr në telefon Andin për njërën nga ofertat që kishim. Në bisedë e sipër fillon më ngacmon. Ajo që më goditi ishte më pyeti për shenjën e horoskopit.

Andi: Ishte zëri ai që krijoi atë ndjesinë. Më tha jam Enki jam me flokë të kuqe po më gjete mirë, po s’më gjete bukur. Zgjati dy orë ky kërkimi e gjeta në Instagram. Më shkruajti hahaha më gjete. Nuk dilnim dot.

Enki: Më pas unë nisa punë në punën që ishte Andi dhe më pas gjithsecili vijoi jetën e vet.

Andi: Shkëndija, pëlqime kishte, por pronarët e kësaj kompanisë ishin shumë të afërt me familjen time de s’kishte ndonjë moment të caktuar që të rrije vetëm.

Andi: Ritakimi ka qenë në një lagje të Tiranës, unë po haja drekë dhe ishte afër rrugës kryesore, se si ma kap cepi i syrit, i shkruaj mesazh dhe i them s’paske ndryshuar kurrë. Sa herë që e kam parë ka pas një shkëlqim tek sytë.

Enki: Ky ishte mesazhi i parë dhe i thash po po.

Andi: Të kam lut unë ty nja një javë për të dal për kafe.