Kryeministri Edi Rama nga Londra u ka bërë thirrje qytetarëve që të investojnë në tokat e tyre që ndodhen në male.
Ai madje është shprehur se qeveria po punon për të lançuar ““Paketën e Maleve”, e cila do jetë program, që do t’u japë mundësit të gjithë atyre që duan të investojnë pronën e tyre.
“Do lançojmë “Paketën e maleve”, do t’i japë mundësi çdokujt që ka një truall, një shtëpi, në malet e Shqipërisë që mund të investojë pa patur mundësinë e tapisë, pa taksa për dhjetë vjet, në mënyrë që të ndërtojë ekonomi të re dhe të shtuar për veten dhe të rrisë ekonominë e zonës. Koha e uljes së ikjeve he e rritjes së kthimeve po vjen, pak e nga pak”, tha ai.