Presidenti Joe Biden ka reaguar pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad.

Me anë të një fjalimi të mbajtur, pasi kryengritësit morën kontrollin e kryeqytetit sirian, Damask, presidenti në largim shprehet se kjo është një mundësi historike për Sirinë.

“Më në fund regjimi i Asadit ka rënë. Kjo është një mundësi historike për popullin sirian”, tha Joe Biden, duke specifikuar se pavrësisht raportimeve se diktatori është në Moskë, SHBA nuk është e sigurt.Më tej Biden ka nënvizuar Assad duhet të sillet para drejtësisë dhe të ndëshkohet.