Aktori i humorit Rezart Veleshnja ka reaguar pas lajmit të përhapur sot në disa media se ai është arrestuar.

Veleshnja ka postuar një video nga qyteti i Pogradecit, duke treguar se nuk është arrestuar.

Sipas lajmeve, ai ishte vënë në prangat e policisë pasi i kishte marrë makinën një shoku të tij dhe e kishte shitur.

Por vetë aktori ka sqaruar ngjarjen. Rezarti thotë se makina kishte humbur gjatë kohës që ai e përdorte, por tashmë është gjetur.

“Ju përshëndes nga Pogradeci. Ideja është që është një automjet që e kam përdorur unë dhe ai automjeti kishte humbur ndërkohë që unë thjesht e kam përdorur. Dhe sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur. Kaq, s’ka asnjë gjë këtu. Jo u arrestua, jo u bë, turp. Është një automjet që ka humbur, e kam përdorur unë dikur. Por unë s’kam lidhje me atë makinë pasi e kam hequr”, u shpreh Veleshnja.