Reperi i njohur, Ledri Vula duket se ka vendosur të kalojë disa ditë pushime me partneren e re, Rina Ziti, pasi konfirmoi ndarjen nga nëna e vajzës së tij, Sara Hoxha.
Në fotot e Panorama Plus, reperi është kapur mat me vajzën milionere në aeroportin e Vjenës. Dyshja shihen nën shoqërinë e njëri-tjetrit teksa qëndrojnë të ulur në stolat në terminalin e aeroportit.
Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, u zbulua se Ledri Vula kishte gjetur dashurinë gati një vit pas ndarjes nga blogerja.
Çifti u fotografuan së bashku për herë të parë gjatë pushimeve në jug të vendit, teksa po shijonin momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit.
Rina ka pasur edhe një raport miqësor me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledrit Vulës. Pak kohë para se të zbulohej lidhja me Ledrin, ajo kishte komentuar në postimet e Sara Hoxhës, duke e përshkruar atë si “mama të bukur”.
Konfirmimi i ndarjes
Ledri Vula në një intervistë në “Mirëmëngjes Yje” ka konfirmuar ndarjen nga Sara Hoxha duke ia hedhur asaj fajin për fundin e marrëdhënies. Ai u shpreh se nëse Sara do të kishte qenë më private për jetën e tyre personale, mund të ishin bashkë sot.
“Kur vjen Poi në Prishtinë, s’ka vend për asnjë tjetër, as për vajzë, ndonjë shoqe të Poit po. Nuk e vras mendjen për komentet, kam qejf të lexoj të mirat.
Ndoshta po të kishte qenë Sara më private, sot mund të kishim qenë edhe bashkë nuk i dihet… Nuk i duhet kurrë domethënë,
Në fillimin ishte shumë e vështirë për Poin. Kur ia kemi shpjeguar Poit ndarjen, ka qenë pranuese. Ka thënë: ‘Java ime me mamin, java ime me babin’. Për ndarjen më vjen keq vetëm Poin, për gjë tjetër jo. Tani po rritet me më shumë dashuri.
Nuk e di, unë vdes për Poin. Do të kisha qejf që Poi të kishte dy motra, edhe djalë. Por për momentin jam mirë me Poin, por nuk i dihet jetës. Gjithmonë ka vend për dashuri, jam i dashur dhe djalë familjar”, u shpreh Ledri Vula duke lënë të hapur mundësinë e krijimit të një familje të re.