Biznesmeni Elton Ilirjani ka rrëfyer të tjera detaje lidhur me Parashqevi Simakun.
Gjatë emisionit të mbrëmjes të së mërkures me Grida Dumën, biznesmeni rrëfeu një nga bisedat e bëra me artisten shqiptare.
Ai zbuloi se shumë njerëz, madje dhe miq të Parashqevisë i kanë dhënë një dorë kësaj të fundit për ta shtyrë në “greminë”.
Madje, sipas asaj që Eltoni tha këngëtarja ka përmendur edhe një miss shqiptar.
“Parashqevia nuk është sëmurë. Një mik i saj madje ka thënë lëre aty ku është. Këta emra do i them në vedin ku duhet. Ajo flet me veten, unë një ditë e dëgjova. Thoshte të iki të fshihem se vjen më mban peng si… dhe më thoshte emrin e një miss-i shqiptar. Unë nuk e di kush është kjo miss-i.Ky rast duhet të egzaminohet. Nuk gënjen ajo”, u shpreh Eltoni në “Top Story”.
Grida Duma: Ka fajtor të tjerë për gjendjen e saj?
Robert Nolfe: Ajo çka pashë un, mbështes atë që thotë Eltoni. Unë kam qenë me të për shumë vite, e di çfarë thotë Eltoni. Mbase ishte një mënyrë për të mbrojtur veten. Nuk besoj se ka pasur miq të mirë shqiptar, ata prisnim të fitonin diçka, donin ti prishnin reputacionin Të tjerët e urrejnë suksesin, ne këtë tentuam të bënim. Kur futesh në industrinë e argëtimit… Nuk e dija që suksesi do të ishte rreziku. Në moshën kur mori hov mbase kjo ishte një lloj kërcënimi për jetën e saj.