Sot, Ministria e Drejtësisë dhe Universiteti “Aleksandër Xhuvani” nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, duke fuqizuar klinikat e ligjit dhe ndërtuar ura mes arsimit të lartë dhe shërbimeve publike.

Ky bashkëpunim synon që studentët e drejtësisë të fitojnë përvojë praktike pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe të luajnë një rol aktiv në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve në nevojë.

🫶 Kënaqësi që, përmes kësaj nisme, hapim dyert e Ministrisë së Drejtësisë për brezat e ardhshëm të profesionistëve, duke i fuqizuar dhe përgatitur ata për të kontribuar në ndërtimin e shërbimeve cilësore dhe në forcimin e aksesit në drejtësi për të gjithë qytetarët tanë.

Nga sot, qytetarët në nevojë të Elbasanit kanë një derë të hapur në Klinikën Ligjore pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” për të përfituar ndihmë juridike parësore falas! Një falënderim i veçantë për Rektoren, stafin akademik dhe profesoratin që kontribuojnë me përkushtim për ta mbajtur Elbasanin një vatër historike të dijes në Shqipëri!