Seanca plenare është shoqëruar me debate dhe përplasje që në nisje të saj. Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka kërkuar kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali të lejojë kolegun e tij Flamur Nokën të flasë. Me ironi Korreshi i kërkoi Spiropalit mos ta ngrejë zërin se ato nga Lushnja kanë frikë kur bërtet dikush.

DEBATI:

Korreshi: O kryetare ka një gjë, s’mundet ta prishni, na jepni fjalën, ne nga Lushnja kemi edhe frikë kur na bërtet kështu. Mos na vono, jepi fjalën të mbarojë 3 minutëshin.

Spiropali: E mbaroi fjalën Noka. Ulu mos blloko foltoren!

Korreshi: Nuk është mirë kur i ndërpret opozitës fjalën, ne aq minuta kemi, apo ju kanë tërhequr veshin?