Sipas MeteoAlb, masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë vendin, ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të jenë zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimalet duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 16°-17 C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët./