Skiatorja 18-vjeçare Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë në garat ndërkombëtare të skive, ka qenë e ftuar në podcast-in e Kryeministrit Edi Rama, ku rrëfeu eksperiencën e saj si përfaqësuese e Shqipërisë dhe lidhjen që ka krijuar me vendin tonë.Gjatë bisedës, Rama nuk nguroi të bënte edhe batuta, duke e pyetur “Pra nuk të kapi ankthi, apo u skandalizove se do duhej të merrje shtetësinë shqiptare apo jo?”Colturi tregoi se vendimi për të përfaqësuar Shqipërinë erdhi si një mundësi për të punuar më ngushtë me familjen e saj dhe për të ndjekur ëndrrën e garave në nivele të larta. Ajo vuri në dukje se zgjedhje të ngjashme kanë bërë edhe atletë të tjerë në botë, duke e cilësuar këtë si një fenomen të zakonshëm.
Rama: Pra nuk të kapi ankthi, apo u skandalizove se do duhej të merrje shtetësinë shqiptare apo jo?
Lara: Në fakt edhe atletë të tjerë kanë bërë zgjedhje të ngjashme, si psh Braathen ka kaluar me Brazilin apo Hirscher, që për fat të keq është dëmtuar, ka kaluar me skuadrën e Vendeve të Ulëta. Pra, janë thjesht mundësi që çdo atlet zgjedh t’i përqafojë e mbi të gjitha për të pasur një skuadër private e të mbështetet në Federata të vogla për të pasur këto mundësi për të qëndruar e për të qenë i rrethuar nga njerëzit që të duan e për të organizuar çdo gjë bashkë.
Rama: Po në fakt tashmë është një fenomen normal në një botë gjithmonë e më të globalizuar. Kemi atletë me origjinë të ndryshme nga vendi që ata përfaqësojnë në gara. Për Shqipërinë, kjo është risi.
Në fakt je ti, pastaj jemi edhe kampionët e parë olimpikë shqiptarë me origjinë nga vendet e lindjes. Tashmë edhe ne po fillojmë të mësohemi me këtë. Nga ana tjetër, dua që ti të bëhesh një shqiptare e vërtetë.
Lara: Po me shumë kënaqësi. Tani kam filluar të vij më shpesh në Shqipëri. Këtë verë dua që të kaloj pushimet këtu.
Pra, po.Rama: Asnjëherë nuk i ke kaluar pushimet në Shqipëri?Lara: Ende jo pasi nuk kam pasur kohë.