Dy ditë pas shpërthimit me eksploziv në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se po punohet me dedikim për të garantuar furnizimin me energji elektrike dhe ujë për të gjithë banorët e prekur.
“Institucionet dhe ndërmarrjet publike të Republikës së Kosovës janë duke punuar me dedikim për të garantuar siguri të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët”, shkruan Kurti.
Kurti ka ndarë në Facebook një video nga inspektimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila thënë se shpreson se së shpejti do të fillojë furnizimi me ujë së paku në disa prej komunave.