Shqipëria dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar sot marrëveshjen e partneritet të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se kjo marrëveshje do të rrisë më tej aftësitë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Sot në Bruksel nënshkruam Marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian, duke zyrtarizuar bashkëpunimin e zgjeruar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes. Ky partneritet strategjik do të forcojë përpjekjet tona për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin dhe do të rrisë më tej aftësitë tona të sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar për një Evropë më të sigurt dhe më të qëndrueshme!