Këngëtarja Tayna ka folur rreth rrugëtimit të saj në muziikë, familjen dhe ngjarje të ndryshme në jetë që kanë ndikuar tek ajo. Tayna, rrëfeu për “Prive” se ajo është arrestuar në vitin 2020 në Zvicë, ku qëndroi rreth 5 orë e burgosur. Ajo tha se ngjarja ndodhi gjatë periudhës së pandemisë, ku lëvizjet ishin të ndaluara.
“Isha në Zvicër. Ishte koha e pandemisë. Nuk u lejohej që të lëvizje. Unë kam pasur një makinë, po nuk ishte e imja. Nuk e dija se kush e kishte makinën. Më kontrolloi një vajzë e doganës, më pyeti nga ke ardhur ku po shkon. Më tha të prisja sa të vinte policia. Kam pritur 5 orë në burg, derisa erdhi policia e zonës që të më bënte pyetje. U friksova se ndoshta s’më lejojnë të vij më në Zvicër”, tha ajo.