Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ashpër në rrjetin social Instagram pas kërkesës së TikTok për “sqarime urgjente” lidhur me mbylljen e platformës për një vit në Shqipëri.

Braçe ka krahasuar TikTok me Partinë Komuniste Kineze dhe ka kritikuar kërkesën e platformës, duke sugjeruar që TikTok të sjellë një version të moderuar të platformës në Shqipëri. Ai e ka cilësuar versionin aktual të TikTok si një “armë që do të asgjësohet”.