Olta Gixhari nuk ishte pjesë e spektaklit të mbrëmjes së kaluar të Big Brother VIP Kosova. Në karrigen e saj të opinionistes u ul ish-banorja e edicionit të dytë, Santiana Maloku.
Në një postim në Instagram, Olta ka sqaruar ndjekësit për arsyen e mungesës së saj, që ishte për shkak të temperaturës.
Megjithatë, Olta po e ndiqte spektaklin nga shtëpia dhe ndau një foto në rrjetet sociale.
“Jam me temperaturë, prandaj nuk munda. Po i ndjek kolegët”, ka shkruar Olta.