Kryeministri Edi Rama nga Brukseli tha se dita e sotme është një hap motivues për Shqipërinë.

Ai u shpreh për mediat se ambicia është që të hapen sa më shumë grup kapituj dhe më pas viti i ardhshëm të mbyllet me grupkapitujt e hapur.

Kreu i qeverisë shpreson që në pranverë të hapën sërish grupkapituj të tjerë.

“Marshi ynë vazhdon! Jemi këtu për të ndërmarrë një hap të ri të rëndësishëm dhe për të hapur një grupkapitull të ri, i cili është shumë, shumë i rëndësishëm për planin tonë, sepse është një hap që po bëhet sipas planit.

Dhe po, duhet të vazhdojmë përpara dhe ambicia jonë është të hapim më shumë grupkapituj, shpresojmë në pranverë, dhe pastaj të sigurohemi që viti i ardhshëm të mbyllet me grupkapitujt e hapur.

Është me të vërtetë një ditë shumë e mirë për vendin tonë dhe një hap shumë motivues për të gjithë ne”, tha kryeministri Rama.