Forcat e Armatosura vazhdojnë të thyejnë barriera

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha sot se Kursi Komando këtë herë është bërë edhe më i veçantë, duke mirëpritur për herë të parë tre vajza, të cilat po përballen me të njëjtat sfida si kolegët e tyre burra.

Kapitali njerëzor mbetet prioritet i FA, duke u investuar për ushtarakë të mirëstërvitur dhe mirëpaguar, si dhe për kushte pune moderne me pajisje dhe armatim të standardeve më të larta.

“Nder dhe respekt për të gjithë ata që zgjedhin të sfidojnë veten dhe të shërbejnë me krenari nën flamurin kuqezi”, u shpreh ministri.